Maradona, vethi i sekuestruar, ndoshta ne E-Bay

26/09/2009 16:05

Vethi i Diego Armando Maradones i sekuestruar nga zyra tatimore mundet shume shpejt te vihet ne shitje ne nje ankand ne faqen e internetit E-Bay.

Autoritetet po vleresojne kete mundesi per te maksimizuar te ardhurat nga shitja.

Vethi ishte sekuestruar per ripagimin e miliona eurove qe Maradona i detyrohet zyres se tatimeve ne Itali per mospagimin asnjehere te taksave.

Baza e ankandit mund te filloje me 4 mije euro dhe pjese e shitjes do te jete edhe firma e Maradones ne faturen e sekuestrimit.

Top Channel