Telekamera qe parashikojne krimin

25/09/2009 10:00

Nje telekamera vigjilente ne gjendje qe te parandaloje apo te bllokoje ne kohe krimin.

Nje projekt i madh anglez i kryer nga Queens University Belfast, po shqyrton mundesine e nje fizionimie sistemi pergjues fanta-shkencor, i cili mund te vihet ne praktike pas disa vitesh.

Fusha e vet e veprimit do te jene mjetet e transportit publik. Keta sy elektronike do te kene kapacitetin te pikasin sjellje apo gjeste te dyshuara qe do te percillen te  kontrolluesit, te cilet nga ana e tyre duhet te jene ne gjendje te veprojne shpejt per te parandaluar cdo gje.

Ne baze te nje sistemi eshte nje software ne gjendje qe te profilizoje pasagjeret e nje autobusi apo metroje dhe te gjeje nje seri karakteristikash si gjinia, mosha, si dhe te interpretoje levizje te caktuara.

Po ashtu sistemi me ane te gjetjes se informacioneve fillestare arrin te llogarise me shpejtesi te madhe, nese personi i pikasur ne nje mjet publik ka patur precedente kriminale, si dhe te zbuloje vendin dhe oren e kryerjes se tyre. Pra nje CV e bere gati ne kohe rekord.

Ne fund te gjetjes se ketyre te dhenave, sistemi do te jete i afte te zbuloje nese dikush eshte gati per te kryer ndonje sulm. Mesazhi do te kaloje shume shpejt te kontrolloret e mjetit te transportit, te cilet do te nderhyjne ne kohe per te evituar gjithcka.

Top Channel