Shamia cudiberese “merr” provimet

24/09/2009 19:20

Hajmalite mbahen gjithnje nga njerezit per te sjelle fat.

Kujtim Ahmeti, i besimit bektashian ka ruajtur me kujdes shamine dhe tregon se pikerisht kjo hajmali i ka sjelle shume fat.

“Kjo shami ekziston dhe ndodhet tek te gjithe edhe ne momentin qe nuk e kam ne xhep, une e kam kete shami. Kam pasur nje provim shume te veshtire ne fakultet ku edhe mund te ngelja. Me thote nje shok se do ta rregullojme. Ja merre kete shami dhe fshi djerset. Mora shamine dhe u ndjeva shume i qete dhe gjithcka erdhi ne kujtesen time”, shprehet Kujtimi.

Skender Gazheli eshte nje tjeter person qe beson te kjo hajmali. Shtepine e ka plot antikuare dhe thote se shamia e ka ndihmuar ne fitoren e gjyqeve dhe ne udhetimet e gjata.

Dikush tjeter tregon se shamia ‘cudiberese’ do te kaloje edhe oqeanin per t’i shkuar nje tjeter personi qe do te mbroje doktoraturen ne kontinentin amerikan…

FOTO GALERI
1/4

Top Channel