Para me kercenimin e krokodilit

24/09/2009 20:25

Nje bos italian i mafjes perdorte nje krokodil per te kercenuar njerezit dhe  vjedhur parate.

Antonio Cristofaro mbante kafshen 40 kilogramshe ne tarracen e shtepise se tij, ne afersi te Napolit dhe e ushqente me minj dhe lepuj.

Autoritetet e kane zbuluar kafshen, gjate nje kontrolli per arme ne banesen e tij.

Krokodili ishte i gjate 1.1 metra dhe mund te hante gjymtyret e nje njeriu me nje te gelltitur.

Sipas autoriteteve, kafsha perdorej per te frikesuar njerezit qe te paguanin me shume para.

Top Channel