Sulm ne nje stacion autobusi; nje ari i zi, i gjate nje meter e 30 centimetra, ka plagosur ne nje lokalitet turistik te Japonise, disa persona.

Kafsha e madhe eshte izoluar me pas nga forcat e sigurise.

Nje grup turistesh, te cilet po prisnin ne nje stacion autobusi, papritur jane sulmuar nga kafsha.

Sekuencat e pazakonta jane dokumentuar nga nje tjeter turist. Kafsha e llojit  Ursus Thibetanus, me pas u fut ne nje dyqan suveniresh, ku rojat arriten ta bllokojne. Vetem pas nje ore beteje u mund, pasi u qellua me arme nga nje gjuetar.

Top Channel