Anxhela, tranvestiti i metropolit

21/09/2009 18:40

Quhet Anxhela, si mjekja e serialit te njohur italian “Miku im”. Jeton ne nje dhome pa dyer dhe dritare, plot me mbeturina.

Behet fjale per nje tranvestit, qe jeton me veshtiresite qe ofron metropoli shqiptar.

“Qe ne moshen 7-vjecare kam nisur te lyhem edhe pse nena ime me thoshte se me kishte djale. Une i thoja asaj qe une isha femer pavaresisht se shoqet e shkolles i thonin se une shkoja ne shkolle me fustan”, thote Anxhela.

Ajo tregon se kur ishte femije pelqente lojerat e veshjeve te vajzave, por historia e jetes se saj eshte shume e rende.

“Nena ime u martua kur une isha femije dhe une u rrita ne spitalin e pediatrise se Shkodres. Burri i nje infermiereje me perdhunoi dhe pas kesaj me transferuan ne Tirane”, thote Anxhela.

Me pas asaj i eshte dashur te dale ne rruge per te lypur dhe per te prostituar.

“Enderroj te behem spikere lajmesh. Megjithate tani dua vetem pak dinjitet…edhe une jam njeri si gjithe te tjeret”, shprehet me keqardhje, personazhi i kesaj kronike, viktime e shoqerise dhe e mungeses se nje familjeje te vertete.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel