“Klonimet” ne Twitter, VIP-at kercenojne

21/09/2009 09:10

Ne me pak se tre vjet eshte rritur me rreth 6 milione abonente, mes te cileve ndodhen edhe mijeva njerez te njohur.

Behet fjale per Twitter ku shume VIP-a kane gjetur menyren me te mire per te ruajtur kontaktet me fansat e tyre. Por shpesh here ndodh qe pas profileve te njerezve me peshe, te ndodhen thjesht disa persona qe deshirojne te fusin hundet ne punet e te tjereve.

Per kete problem, shpesh here pronaret e faqes kane marre kercenime dhe kjo i ka bere ata te mendojne per nje version me modern, te afte te njohe identitetin e vertete te personazheve te njohur apo “kloneve” te tyre. Mes VIP-ave false fshihet Britney Spears, ministri i Jashtem britanik, David Miliband, Dalai Lama, madje edhe mbreteresha Elisabeta II. 

Deri ne nje fare pike, Twitter i kishte toleruar abonentet false per shkak te numrit te madh te anetaresimeve, por gjithcka ndryshoi kur disa personazhe te famshem kane kercenuar me aksione ligjore blogun. I fundit i nje serie te gjate eshte trajneri i bejsbollit te kombetares amerikane, Tony La Russa. As Xhorxh Bush kur vazhdonte te udhehiqte SHBA-ne nga Shtepia e Bardhe, nuk i kishte shpetuar dublimit.

Ne qershor te vitit 2007 u hap nje adrese false ne emrin e tij ku u publikua edhe nje deklarate e dyshimte me rastin e ditelindjes se mbretereshes Elisabeta II. Rrjeti social shprehet se keqekuptime te tilla do evitohen ne te ardhmen. “Po punojme per te rregulluar identitetin e vertete te abonenteve VIP. Do ta nisim nga adresat e personazheve te famshem me te cilet kemi pasur probleme”, shprehet nje zedhenes i Twitter. 

Top Channel