Nje patrulle policore e komisariatit te Zvecanit eshte sulmuar ne oret e para te mengjesit te sotem nga nje grup personash te armatosur ne fshatin Doljane.

Lajmin e bejne te ditur mediat ballkanase, sipas te cilave ngjarja ka ndodhur gjate nje patrullimi rutine te agjenteve.

Sipas burimeve, ne momentin qe ata kane drejtuar dritat drejt nje bariu qe po ecte me disa gjedhe, drejt tyre eshte qelluar me arme zjarri.

Per fat te mire agjentet kane shpetuar pa u prekur nga plumbat, nderkohe qe ne vendngjarje kane mberritur menjehere koleget e tyre.

Mbi ngjarjen eshte ngritur nje grup hetimor qe ka nisur punen per te identifikuar autoret e sulmit.

Top Channel