Vladivostok, qyteti i se ardhmes

18/09/2009 10:30

Ne plazh djem dhe vajza me windsurf ne krahe nxitojne per te kapur dallgen e fundit para perendimit te diellit.

Me vone mbremja bie e qete dhe festa nis neper bare e lokale, ndersa numri i turisteve shtohet gjithnje e me teper.

Ky eshte Vladivostok, zone e ish-Bashkimit Sovjetik, fortese ushtarake sekrete e mbyllur deri ne 1991.

Prej vitesh buronin lajme per mungese energjie, kontrabande, kriminalitet.

Sot ne port ndodhen ende anijet e vjetra te Flotes se Paqesorit, fillimisht sovjetike, me pas ruse.

Por ne mol te terheq veshtrimin prania e anijeve turistike nga Tokio e Seul, dhe jahtet e vegjel te pushuesve.

Nga Japonia mberrijne makina te perdorura, qe perbejne 80 perqind te trafikut te qytetit. Po ashtu ne Vladivostok, sheh makina kineze te cuditshme.

Nga lidhja e ruseve me kineze e japoneze, sot sheh femije me sy bojeqielli e me formen tipike te races se verdhe.

Personat qe jetojne ne Vladivostok pelqejne shume ta krahasojne qytetin e tyre me San Francisco-n; ka oqean, pallate te bukur antike, rruge qe marrin tatepjeten…ndersa projektet jane te medha, duke nisur qe prej nje terminali te ri deri te nje sistem i forte ekonomik qe do ta beje kete zone me te pavarur.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel