Eurodeputeti slloven Jelko Kacin ka propozuar se per Kosoven duhet te formohet nje “road map” persa i perket ceshtjes se vizave.

Ne te kundert, Kacin ka paralajmeruar destabilizim te situates per shkak te krimit te organizuar dhe per shkak se qytetaret kosovare do te marrin nenshtetesine e vendeve ku kane emigruar.

“Nese nuk krijohet nje “harte rruge” do te krijohen dy skenare, i pari eshte fuqizimi i krimit te organizuar per marrjen e dokumentave falso, ndersa i dyti eshte marrja e nenshtetesise se vendeve fqinje, gje qe do te barte me vete destabilizimin”, ka deklaruar Kacin.

Ai ka shtuar me tej se nje destabilizim i tille mund te kaloje kufijte e Kosoves dhe te perhapet edhe ne vendet e tjera te rajonit te Ballkanit.

Top Channel