Ish-shefi i UNMIK-ut, Soren Jesen Petersen ka deklaruar se e ardhmja e Kosoves ne Bashkimin Evropian eshte e pashmangshme.

Duke marre pjese ne nje debat ne Institutin Amerikan te Paqes ne Uashington, Petersen eshte shprehur se vendosja e misionit EULEX ne Kosove tregon se BE e do shtetin e ri ne radhet e tij.

“A eshte Kosova shtet evropian? Mendoj se pergjigjia eshte e thjeshte, mjafton te shikoni harten. A ka ajo te ardhme evropiane? Konsideroj se kjo eshte e qarte dhe vete fakti se BE eshte i pranishem ne territorin e Kosoves eshte nje mesazh se Brukseli deshiron ta shikoje ate ne Evrope”, ka pohuar Petersen.

Por pjesemarres te tjere ne kete konference, ndonese kane vleresuar se Kosova e ka te ardhmen ne Evrope, kane deklaruar se kjo do te jete nje rruge e veshtire per shkak te pengesave qe ka shteti i ri.

Top Channel