Sot kujdestaret jane rikthyer nje profesion i mirefillte, madje ky profesion eshte kthyer aq ne mode sa qe edhe qeveria e merr ne konsiderate.

Para disa muajsh, kryeministri Berisha deklaroi se ne skemen e tatimeve do perfshihen edhe dadot e kujdestaret. Te moshuarat ne vetmi kane gjetur punesimin e kujdestareve si zgjidhjen me te mire.

Ne mungese te femijeve qe jane ne emigracion apo ne mungese te kohes se tyre qe jane gjithmone ne pune, te moshuarit gjejne nje mbeshtetje te madhe tek kujdestaret. Rajmonda Shqevi eshte sherbyese, ajo pastron, gatuan dhe kujdeset per vete te moshuarit.

“Puna duhet te jete e domosdoshme tek cdo femer dhe duhet ta perpunojme veten tone dhe shpirtin tone sepse jo vetem ben dicka por ndihesh edhe me mire”, shprehet Rajmonda. Ky profesion e ben ate te ndihet e vlefshme ne shoqeri, por bashke me te edhe shume kujdestare te koheve moderne…

Top Channel