Astronomi, zbulohet binjaku i Tokes

18/09/2009 17:50

Binjaku i Tokes ndodhet vetem 500 vjet drite larg nesh, rrotullohet rreth nje ylli dhe ka nje siperfaqe te ngjashme me ate te planetit tone.

Ndodhet ne yjesine e Bricjapit dhe astronomet po punojne me teleskopin Corot per te saktesuar sa me shume te dhenat e marra nga ky planet shkembor. Corot eshte nje satelit i leshuar me vektorin Cnes nga Agjencia Franceze e Hapesires dhe eshte i specializuar per vezhgimin e planeteve te tille.

Planeti misterioz qe quhet Corot-7b u identifikua ne fillimin e ketij viti. Sipas te dhenave, densiteti ne siperfaqen e tij eshte 5.5 grame per centimeter kub. Kjo karakteristike e ben me te ngjashem me Token.

Per ta vezhguar me mire Corot-7b, sateliti do pajiset me fibra optike me te specializuara nga Agjencia Europiane e Hapesires. Diametri i planetit eshte pothuajse sa dyfishi i Tokes, por ambienti eshte i pajete pasi temperaturat jane jashtezakonisht te larta. 

 

FOTO GALERI
1/2
500 vjet drite larg nesh zbulohet planeti Corot-7b

Top Channel