Rruget e mikro-komunikimit jane te pafundme! Pas mesazheve me 140 karaktere mberrijne edhe telefonatat falas jo me te gjata se 2 minuta.

Kete mundesi ta jep Twitter, rrjeti social, qe prej sot i shton funksionalitetit te vet edhe mundesine e telefonatave falas me nje “friend” qe ishte pjesetar i blogut.

Per momentin telefonatat funksionojne vetem per ata qe jetojne ne Amerike.

Mjafton formula magjike «@call @nomeutente» dhe mund te telefonosh.

Vetem dy minuta dhe jo me shume…

Sherbimi do te ofrohet nga Jajah; per te telefonuar perdoruesit duhet te jene te regjistruar, pervecse ne Twitter edhe ne Jajah.

Telefonata nuk mund te zgjase me shume se dy minuta, qe sipas operatoreve eshte e barabarte me nje mesazh prej 140 karakteresh.

Per te ruajtur privatesine, numrat e telefonave do te mbahen te fshehur.

Top Channel