Shishe vere me fotot e Hitlerit dhe Musolinit

17/09/2009 10:40

Etiketa e nje shishe vere si mjet propagande. Keshtu duhet te kete menduar nje turiste franceze, me origjine çifute, kur ne raftet e nje supermarketi ne afersi te Varezes, ne veri te Italise, ka pare te ekspozuara shishe qe ne etikete kishin fotografite e Musolinit e te Hitlerit.

Ajo i eshte drejtuar shoqerise franceze qe ka ne prone supermarketin dhe brenda nje kohe te shkurter, per te evituar reklamen negative, vera u terhoq nga shitja.

Prodhuesi i veres, deklaroi se eshte shume i habitur nga ky episod sepse nga kantina e tij dalin shishe me etiketa nga me te larmishmet.

Njera prej serive eshte ajo kushtuar e personazheve historike, shume e pelqyer nga klientela.  Perfaqesuesi i kantines spjegoi se  zakonisht jane shishe qe koleksionohen ose i dhurohen miqve me ide te kunderta politike.

Ne fakt, mjafton te shohesh katalogun e prodhimeve, ku perveç etiketes nen akuze, spikat ajo kushtuar Che Guevares, Stalinit apo Papa Gjon Palit te Dyte.

Top Channel