Ministri i Jashtem italian, Franco Frattini ka deklaruar pas atentatit terrorist ne Kabul qe u mori jeten 6 ushtareve italiane, se trupat nuk duhet te terhiqen nga Afganistani.

“Duhet te vazhdojme te qendrojme per te treguar se krenaria e Italise eshte gjithmone e larte”, ka deklaruar Frattini.

Me tej shefi i diplomacise italiane ka shprehur hidherimin e tij per ushtaret qe humben jeten ne atentat.

“Ushtaret italiane paguan nje cmim te larte per lirine dhe sigurine e Afganistanit, Italise dhe gjithe Evropes”, eshte shprehur Frattini.

Edhe presidenti i Senatit, Schifani i ka shprehur ngushellimet e tij familjareve te viktimave. “Italia i perulet perpara ketyre djemve dhe i gjendet prane familjeve te tyre”, ka deklaruar ai.

Top Channel