“Kush gjen nje thesar, gjen nje mik”

17/09/2009 20:40

“Kush gjen nje thesar, gjen nje mik”. Ky nuk eshte aspak nje lapsus por rezultati i nje studimi te publikuar ne revisten “Psychological Science” per efektin qe ka paraja ne psikike.

Nje ekip kerkuesish nga Departamenti i Psikologjise ne Universitetin Sun Yat-Sen kane zbuluar se parate e shumta mund te zevendesojne shume lehte miqte. Sipas Xinyue Zhou, Kathleen Vohs dhe Roy Baumeister, te besh nje banje ne para te ben shume mire. Portofoli i mbushur plot mund te jete gjithashtu nje ilac i mire kunder stresit, i lidhur me izolimin dhe dhimbjen fizike.

Kerkuesit e universitetit kinez kane zbuluar gjithashtu se deshira per para eshte ne porporcion me ndjenjen e refuzimit te vuajtjes, pasi sa me shume te ndihemi vetem, aq me shume e duam pranine e parave. “Ky rezultat ka nje rendesi te madhe per nje sistem social si ai amerikan, i karakterizuar nga diferenca te medha ne mireqenien financiare”, shprehet profesori Roy Baumeister.

 

Top Channel