Pavaresisht se atje funksionojne strukturat paralele serbe te dala nga zgjedhjet serbe te 11 majit, partia opozitare Aleanca per Ardhmerine e Kosoves synon qe ne zgjedhjet lokale te 17 nentorit te fitoje edhe ne tri komunat veriore Zvecan, Leposavic dhe Zubinpotok.

Ne listen me emrat e kandidateve per kryetar komunash, eshte edhe emri i Hamze Ukes i cili do te kandidoje per Komunen e Zubin Potokut, Semi Kelmendi per Komunen e Zvecanit dhe Ardita Hashanit e cila do te kandidoje per Komunen e Leposavicit.

Keshtu AAK behet partia e pare e cila propozon kandidat per komunat veriore te Kosoves. Asnje nga partite politike PDK, LDK, AKR, PSD, etj nuk do te garojne per tri komunat veriore. Ndersa publikoi emrat e kandidateve per kryetare ne 32 komuna, Sekretari i Pergjithshem i AAK-se, Burim Ramadani deklaroi se AAK  eshte parti gjitheperfshirese, gjithe-kosovare dhe qellimi i saj eshte integrimi i plote i vendit.

Top Channel