Nena kerkon te dashurin ne internet

16/09/2009 11:05

Aventura e nje nate ka pasoja; nje nene e re daneze kerkon deshperimisht babane e femijes se saj, me ane te nje videoje ne YouTube.

E trishte?

Ajo qe fillimisht duket si nje apel mallengjyes online nga nje nene beqare, eshte vetem nje inskenim nga nje zyre turistike daneze.

Per rrjedhoje te kesaj video-bllof kane shperthyer polemikat ne vend.

Mesazhi i publikuar ne rrjet, ka goditur ne zemer nje milione perdorues, te cilet jane prekur kur kane pare te emblen Karen, ndersa mban ne duar femijen e saj te vogel, te quajtur August.

Ne dy minuta e gjysme nena tregon se eshte ne kerkim tebabait te femijes se saj, i cili u zhduk pa lene gjurme pas nje nate te nxehte gjate nje feste ne Copenhagen.

“Nuk e di nga ishe, as emrin nuk ta di, por e di me siguri se bashke kemi bere seks”, thote ne anglisht nena.

“Nese e sheh kete mesazh, atehere behu i gjalle!”, shton me tej ajo.

Komentet e para ishin ngushelluese, por nuk vonoi shume qe ato te transformoheshin ne fyese.

Videoja false

Videoja ne fakt ishte nje trillim. Zbulimi eshte bere pese dite pas publikimit dhe ‘skandali’ perfundoi ne faqet e para te gazetave vendase.

E gjithe kjo situate eshte bere per shkak te rritjes se interesit te turisteve, per t’i treguar njerezve se Danimarka eshte nje shoqeri e lire, ku grate jane te pavarura dhe bejne zgjedhjet e tyre.

Top Channel