Ruanda, ngordh “mbreti i gorillave”

15/09/2009 16:20

“Mbreti i gorillave” i quajtur “Titus” ka ngordhur ne moshen 35 vjecare ne Ruanda te Afrikes.

“Titus” ishte transformuar ne nje “yll” ne Ruanda pasi ka qene protagonist ne dokumentarin me titullin, “Titus, mbreti i gorillave”. “Ngordhja e tij eshte nje humbje e madhe per te gjithe Ruanden”, lexohet ne nje kominikate zyrtare te publikuar nga zyra e turizmit.

Parku i Vullkaneve ne shtetin afrikan eshte nje nga me te frekuentuarit nga turistet pasi ne kete zone ndodhet nje numer i madh gorillash.

Top Channel