Racizem ne Ilinois, dhunohet studenti i bardhe

15/09/2009 19:05

Nese do te ktheheshim 30 apo 40 vjet me pare, dhuna raciste e popullsise se bardhe ne SHBA ndaj njerezve me ngjyre nuk do perbente lajm per mediat, por tashme ne vitin 2009 situata ka pesuar nje rokade te pabesueshme.

Kapiteni i policise se Belleville ne Ilinois, Don Sax ka denoncuar nje akt dhune te dy te rinjve me ngjyre ndaj nje te bardhi, qe sipas tij ka nje sfond racist. “Nuk ka asnje arsye tjeter qe ta justifikoje dhunen e tyre”, shprehet Sox.

Viktima e agresionit eshte nje student i bardhe, i cili u godit ne autobus, ndersa te rinj te tjere inkurajonin agresoret. Gjithcka nisi ne momentin qe 17 vjecari kerkoi te ulej perkrah bashkemoshatareve me ngjyre, por ai eshte sulmuar dy here brenda 5 minutash nga dy te rinj te ndryshem.

E gjithe ngjarja eshte filmuar nga telekamera e sigurise e vendosur ne autobus. Dy agresoret jane arrestuar, ndersa u perjashtuan edhe nga shkolla.

Top Channel