Boll halle kemi ne shqiptaret… e megjithate nuk pertojme t’i fusim vetes edhe nje tjeter shqetesim: Fiksimin per pamjen e jashtme.

Ore te tera palester, dieta te pafundme, obsesion per te patur nje trup me muskuj te tonifikuar, si aktoret e modelet me ne ze.

Shume persona ende vijojne betejat me peshen, por ka edhe te tjere qe sic i themi ne gjuhe popullore “e kane stakuar trurin”.

P.sh e mbani mend Rominen e Big Brother? Ajo thote se edhe pse eshte marre me sport nuk ka levizur asnje kilogram nga pesha e saj.

“Une kam qene e shendoshe qe e vogel. Me kane share per peshen time, por une nuk merzitem, sepse keshtu jam. Ndodh ndonjehere qe kur jemi me makine mua me lirojne vendin perpara me qellim qe prapa te nxere me shume njerez. Une ze shume hapesire!”, thote duke qeshur Romina.

Po Armir Shkurtin e “Fiks Fare”, e keni parasysh c’bark gjigant qe ka. Megjithate Armiri nuk ta le mangut:

“Ma vene shpesh ne dukje barkun, pavaresisht se personat qe mund te kem perballe jane pa floke ose hundederr!”, thote Shkurti me humor.

Ndersa per Florin e Portokallise (per te gjithe ata qe nuk e njohin luan personazhin e Policit, Edi Rames etj…)duket se ka bere pakt me peshen e sakte.

I gjate plot me muskuj te tonifikuar ai thote se edhe nese do te shendoshej do te vraponte ne palester per te hequr kilet e teperta. Elegance dhe trup te mire, preferon te kete edhe e dashura e tij.

Dakord, dakord…ka elegante qe jane rehat me veten e tyre, por ka edhe obeze krenare.

Mire eshte te dashur lexues te mos fiksoheni pas peshes, as te hani pa mase.  Ushqehuni ne menyre te shendetshme, konsumoni shume zarzavate e fruta, pak embelsira e yndyrna, si dhe levizni ne ajer te paster per te patur organe me funksionale per nje kohe te gjate!

Top Channel