Burrat thone me shume se 120 mije genjeshtra

14/09/2009 17:05

Mesatarisht nje burre thote 126672 genjeshtra gjate gjithe jetes se tij. Nje sondazh i kryer nga “20th Century Fox Home Entertainment” ka zbuluar se meshkujt thone gjashte genjeshtra ne dite.

Partneret e tyre, shefat, koleget e punes jane kategorite me te shpeshta, subjekt i te pavertetave.

Anketimi zbuloi gjithashtu se grate jane me te sinqerta, thone vetem tre genjeshtra ne dite ose 68796 gjate gjithe jetes se tyre.

Sipas “Daily Express”, genjeshtra me e zakonshme tek te dy sekset ishte “S’ka gje, jam mire”. Shprehje te tjera me te perdorura per te fshehur te verteten jane edhe: “Oh, kjo s’eshte e re, kam vite qe e kam pasur”, “Nuk ishte edhe aq e shtrenjte” dhe “Ishte ne shitje me cmim te ulet”.

Sipas sondazhit, genjeshtra e peste me e perdorur ishte: “Jam ne rrugen time”.

Top Channel