Rrefimet online, kurth per te ardhmen!

12/09/2009 11:05

Kerkon edhe ti te behesh president i Shteteve te Bashkuara te Amerikes?

Kujdes me ate qe publikon virtualisht, sepse nje dite mund te perdoret kunder teje.Kjo keshille nuk duhet te nenvleresohet dhe vjen nga vete Barak Obama.

Gjate nje bisede me nxenes 14-15-vjecare, nje djale e ka pyetur presidentin Obama, per disa udhezime se si mund te behesh kreu i Shtepise se Bardhe.

Rregulla numer 1, sipas Obames, eshte nje reputacion i mire (te pakten virtual).

“Para se gjithash dua t’ju them te keni kujdes me ate qe publikoni ne Facebook, sepse cdo gje qe beni sot mund te dale ne drite pas shume vitesh, kur ju kerkoni te jeni nje person i rendesishem”, tha Obama.

Ky rekomandim ka lidhje me ate qe ka bere Obama dikur…nje foto, ndersa ai tymoste marihuane. Ky detaj ne nje lloj menyre demtoi paksa fushaten e tij elektorale.

Top Channel