Femija lind ne oren 9 ne 9/09/09

12/09/2009 09:40

Numri nente ka rrethuar lindjen e Henry. Ne spitalin e La Crosse, ne Winsconsin, vogelushi ka ardhur ne jete ne oren 9:09 te mengjesit te dates 9/09/2009 dhe peshon 9 paunde dhe 9 once (njesi matese angleze).

Duket si nje barcalete, por eshte nje realitet. Chuck Berendes, babai i te porsalindurit dhe bashkeshortja e tij Polly nuk do ta harrojne kurre lindjen e femijes qe ka ardhur muajin e nente te vitit 2009.

Por surpriza ka qene kur infermierja ka vene femijen ne peshore. Doktori ka kthyer paundet ne once dhe per siguri ia ka kerkuar qe konvertimin ta beje edhe infermierja.

“Kemi filluar te qeshim kur infermierja tha se Henry peshonte 9 paunde dhe 9 once”, tha Berendes. Vogelushi Henry tashme e ka numrin e tij me fat.

Top Channel