Energjia e eres, brenda 2030-es, Kina 100 % e paster

11/09/2009 16:40

Kina parashikon nje te ardhme shume me te paster per t’i dhene frymemarrje planetit qe vazhdon te ngrohet per shkak te emetimit te gazrave serre ne atmosfere.

Brenda vitit 2030, vendi komunist parashikon te furnizohet i gjithi nga energjia e “gjelber” duke shfrytezuar eren. Ne nje studim te publikuar te kryer nga shkencetaret e Universitetit te Harvardit dhe atij te Cinguas, thuhet se Kina ka kapacitete inferiore vetem ndaj SHBA-se, por me nje rritje prej 792.5 gigawat ne vit te prodhuar nga helikat e eres, brenda disa vitesh i gjithe vendi mund furnizohet nga energji 100 % e paster edhe pse aktualisht eshte shteti qe emeton me shume dioksid karboni ne atmosfere.

Aktualisht energjia e eres furnizon 0.4 % te vendit, por kjo nuk eshte nje e dhene pesimiste, sepse vetem SHBA, Gjermania dhe Spanja prodhojne me shume.

Ritmet e shpejta te rritjes ekonomike te Kines kerkojne me shume energji por paralelisht, autoritetet po mendojne qe nevojat t’i plotesojne me energjine e eres. Per te studiuar kete fenomen, kerkuesit kane perdorur te dhenat meteorologjike te NASA-s. 

 

Top Channel