Bllokohen ne kanal, alarm SOS ne Facebook

09/09/2009 14:35

Nese jeni ne nje situate emergjence dhe ne vend qe te telefononi policine, zjarrfikesin apo ambulancen, i jeni drejtuar Facebook, ka shume mundesi qe te jene minorene.

Keshtu u ka ndodhur dy vajzave australiane te cilat pasi kishin mbetur te bllokuara ne nje kanal kane menduar te shkruajne nje mesazh ne rrjetin social popullor me ane te telefonit te lidhur me internetin.
Vajzat 10 dhe 12 vjec pasi mbeten te bllokuara derguan mesazhin neper profilet e tyre ne Facebook.

Fatmiresisht nje mik i tyre, i cili ishte ne linje ne ate moment, lajmeroi zjarrfikesit te cilet shpetuan menjehere vajzat.

Vete zjarrfikesit u habiten per dinamiken e shpejte te ketij lloj sinjali SOS.

Megjithate…nese keni nje telefon, mire eshte te mos i bini nga Kina, por merrni direkt policine, ambulancen ose zjarrfikesit.

Top Channel