Kujdes me ke rini pasi, pervec te tjerash, mund tu ngjisin edhe obezitetin.

Perfundimin e ka nxjerre nje kerkim i “American Journal of Clinic Nutrition”.

Studimi nxjerr ne pah se sa dhe si hane adoleshentet, varet edhe nga pesha e miqeve te tyre.

Eksperimenti eshte kryer mbi 130 femije te moshes 9 dhe 15 vjec te cilet hanin disa lloje ushqimesh ndersa ishin me moshataret e tyre qe nuk i njihnin dhe te tjera ndersa ishin me miqte e tyre.

Me keta te fundit hanin me shume, sidomos nese ishin ne shoqerine e shokeve mbipeshe.

Top Channel