“Youtube”, se shpejti filma me pagese

03/09/2009 19:55

“Youtube” shume shpejt do te ofroje filma me pagese fale nje marreveshjeje me disa kompani te medha ne Hollywood.

Sipas “New York Times” dhe “Wall Street Journal”, faqja e njohur e internetit eshte duke biseduar me te pakten tre studio te medha amerikane si “Lionsgate Entertainment”, “Sony” e “Warner Brothers”.

“Youtube” ia dedikon suksesin e saj varietetit ekstrem te permbajtjes se saj qe ka akses falas.

Me futjen e materialit me pagese, parashikohet te ndodhe nje revolucion i vertete.

Top Channel