Uashington, Klinton takim me Zelajan

02/09/2009 00:25

Shtepia e Bardhe paralajmeroi se diten e enjte eshte parashikuar nje takim ne Uashington mes presidentit te rrezuar te Hondurasit, Manuel Zelaja dhe Sekretares se Shtetit, Hillari Klinton.

Zelaja ndodhet ne Uashington ne kuader te nje mbledhje te jashtezakonshme te Organizates se Shteteve Amerikane (OSA) e cila ne axhenden e saj ka futur edhe diskutimin per situaten ne Honduras.

Shtetet e Bashkuara te Amerikes nuk e njohin regjimin e vendosur ne Honduras pas largimit te presidentit Zelaja pasi e quan ate te ardhur ne pushtet si pasoje e nje grushti shteti.

Top Channel