Te bezdisin mushkonjat? Shto stresin…!

02/09/2009 19:45

Kush ka thene se stresi ka vetem efekte negative? Kjo nuk eshte e vertete pasi ata qe jane te stresuar te pakten mund te gezojne mungesen e mushkonjave bezdisese.

Disa shkencetare kane zbuluar se pervec ererave te ndryshme te trupit, mushkonjat i largon edhe gjendja jone mendore. Kerkuesit angleze te “Rothamsted Research” zbuluan se ne momentet e stresit lekura leshon nje lloj perberesi “armik” te mushkonjave.

Ndoshta me ne fund eshte gjetur edhe pergjigja ndaj pyetjes se perse ne nje grup njerezish, vetem disa prej tyre jane viktima te insekteve dhe te tjeret jo. Formula e sakte kimike e perberesit anti-mushkonje nuk dihet ende por nje reklame me vend per kete situate mund te jete; “Shto stresin tend per te mbajtur larg mushkonjat”.

 

Top Channel