Mbremjet e Obames: Shetis Bo-ne

02/09/2009 09:40

Cdo mbremje, pak perpara mesnates, presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes del ne oborrin e Shtepise se Bardhe per te shetitur qenin Bo.

Nese ne mengjes eshte bashkeshortja Michelle qe merret me pjesetarin e familjes, lideri i botes i perkushtohet vetem ne darke mikut me kater kembe, dhuruar familjes presidenciale nga Ted Kennedy, i cili u nda nga jeta pak dite me pare.

“Jam une shoku i Bo ne shetitjet e mbremjeve. Dalim bashke, bejme nje gare, i mbledh jashteqitjen, me nje sfond te mrekullueshem te Shtepise se Bardhe te ndricuar nga mijera drita. Eshte nje moment fantastik”, thote Obama per ABC.

Kjo jete qe ben qeni i Pare i SHBA-ve eshte vertete e admirueshme.

Por Bo nuk eshte perfekt. Edhe pse eshte stervitur ne nje shkolle profesionale, vec komandave per t’u ulur, t’u hedhur dhe per te ngritur nje puter, veshtire se degjon te beje cfare i thone te zoterit.

Top Channel