Egjipt, sekuestrohen 2 tone eksplozive

01/09/2009 16:30

Policia egjiptiane ka sekuestruar sot rreth 2 tone eksploziv ne afersi te kufirit me Rripin e Gazes, e destinuar per militantet palestineze.

Lajmin e ka bere te ditur nje funksionar i njohur i sigurise egjiptiane.

Policia ka zbuluar eksplozivin, e paktuar ne 25 qeska plastike, ne nje vend te fshehte nentoke ne rajonin kufitar te Sarsurias, ne gadishullin e Sinait.

“Ishte destinuar per ne Gaza”, eshte shprehur funksionari i larte duke shtuar se asnje kontrabandist nuk eshte vene ne pranga.

Top Channel