Britani, nje e treta e adoleshenteve dhunohen

01/09/2009 15:40

Nje e treta e adoleshenteve angleze kane pesuar abusime seksuale gjate nje marredhenieje ne cift, nderkohe qe nje e katerta kane qene viktime e dhunes nga ana e te dashurit te vete.

Perfundimin e ka nxjerre nje studim britanik i kryer nga “National Society for the Prevention of Cruelty to Children”.

Vezhgimi i kryer ne Universitetin e Bristolit ne nje kampion prej 1400 vajzash te moshes 13-17 vjec, tregon se si 90 perqind e te intervistuarave ka pasur raporte intime.

Nje ne gjashte ka pohuar se ka pesuar presione per te kryer marredhenie seksuale, nje ne gjashtembedhjete madje eshte perdhunuar.

Sipas studimit, nje ne tre persona kane deklaruar se jane detyruar me force nga partneri te kene marredhenie, nga puthja tek seksi, kunder vullnetit te tyre.

Top Channel