Berthamoret, Irani me propozim te ri

01/09/2009 14:50

Irani ka pergatitur nje propozim mbi ceshtjen e tij berthamore dhe eshte gati te nise bisedimet mbi kete program.

Kryenegociatori i ceshtjeve atomike ne Republiken Islamike, Saed Jalili e beri te ditur lajmin gjate nje interviste ne nje televizion iranian.

Ne mbledhjen mes fuqive te medha qe do te zhvillohet te merkuren, parashikohen sanksione te reja nga OKB ndaj Teheranit, pikerisht per programin e tij berthamor.

Irani ndodhet perballe presioneve per te ndalur pasurimin e uraniumit, nje levizje kjo qe eshte refuzuar vazhdimisht nga autoritetet lokale, e ne vecanti nga presidenti Ahmadinejad.

Irani thote se paketa e re do t’iu drejtohet pese anetareve te perhershem te Keshillit te Sigurimit te OKB-se, plus Gjermanise.

Perfaqesues te gjashte vendeve po takohen ne afersi te Frankfurtit, ne Gjermani, per te diskutuar mbi aplikimin e masave te reja ndaj Iranit.

Top Channel