Barcelone, ligji antiduhan ul infarktet

01/09/2009 18:30

Ligji antiduhan i vendosur ne Spanje i ka dhene menjehere frytet e para.

Sipas te dhenave, ne vitin 2006 ne Barcelone jane shenuar 10 % me pak raste me infarkt. Ky eshte edhe viti i pare kur hyri ne fuqi ligji qe tashme po e kopjojne edhe shume vende te tjera ne Europe. Te dhenat jane marre nga Agjencia Rajonale e Shendetit.

Keshtu, ne vitin 2006 ne Barcelone jane regjistruar 376 persona me pak te shtruar per shkak te infarktit. Ne 100 mije meshkuj, ky numer ka zbritur nga 175.1 ne 156.3, ndersa tek femrat nga 75.7 ne 69.9.

Top Channel