A/H1N1, Irani u ndalon Meken femijeve dhe pleqeve

01/09/2009 23:35

Irani nuk do te lejoje te moshuarit dhe femijet te shkojne ne Meke nga frika e infektimit me virusin e gripit te derrit.

Keshtu te gjithe te moshuarit dhe femijet nuk do te lejohen te udhetojne drejt vendit te shenjte musliman me rastin e Muajit te Ramazanit. Ministria e Shendetesise e Republikes islamike ka vendosur masa ekstreme ndaj pjeses me te ndjeshme te popullsise dhe qe mund te kene pasoja fatale ne rast se infektohen me virusin e gripit te derrave.

Gjate periudhes se agjerimit pelegrinazhet ne Meke shumefishohen me besimtare te shumte muslimane nga e gjithe bota, dhe vec Iranit edhe Arabia Saudite ka ndermarre disa masa shtrenguese ndaj pelegrineve kete vit per te penguar nje perhapje masive te A/H1N1.

Top Channel