Uragani Himena kercenon Meksiken

31/08/2009 10:35

Afrimi i uraganit Himena po shperngul nga shtepite e tyre dhjetra banore ne brigjet meksikane te Oqeanit Paqesor.

E identifikuar qe ne formimin e saj si nje stuhi e rrezikshme, Himena tani eshte ne kategorine 4 dhe po leviz drejt brigjeve te Gadishullit Baha Kalifornia, me nje shpejtesi 230 km ne ore. Banoret kane paketuar ushqimet dhe plackat e domosdoshme per t’u larguar nga shtepite.  

“Nese himena zbret ne toke si nje uragan i kategorise 4, atehere pasojat do te jene te medha”, njoftojne meteorolget. Nderkohe nuk eshte marre ende nje vendim per takimin e ekonomisteve te OECD-se, qe pritet te mbahet ne Los Kabos, qytet i cili perfshihet ne rrezen e mundshme te zbarkimit te Himenes.   

Top Channel