Turqi, kurdet vrasin 4 ushtare

31/08/2009 11:30

Guerrilasit e Partise Punetore Kurde kane ekzekutuar kater ushtare turq dhe kane plagosur nje tjeter ne nje atentat ne provincen e Semdinlit ne lindje te vendit.

Sipas guvernatorit te Hakarit, Muamer Turker, pergjegjesit e atentatit jane militantet e PKK-se. Guerrilasit kane leshuar nje granate ne vendkalimin e ushtareve qe po patrullonin zonen. Nderkohe, Partia e Punetoreve te Kurdistanit nuk e ka komentuar kete ngjarje.

Zona lindore e Turqise ku ndodhet edhe pjesa me e madhe e popullsise kurde, eshte nje nga me te tensionuarat ne Turqi per shkak te konfliktit te hershem mes kurdeve dhe ushtrise turke.
 

Top Channel