SHBA, zjarret ne Kaliforni, kercenim serioz

31/08/2009 19:30

Zjarrfikesit ne Kaliforni po punojne per te penguar perhapjen e zjarreve “te egra” ne veri te Los Anxhelosit, te cilat mbeten ende te rrezikshme.

Te ndihmuara nga moti i nxehte dhe thatesira, flaket po kercenojne 12 mije ndertesa, si dhe aparatet kyce te komunikimit.

Dy zjarrfikes humben jeten diten e djeshme, pasi makina e tyre u perfshi nga flaket.

“Ne po bejme progres, por ai eshte i ngadalte dhe situata shume e rrezikshme. Ne duhet te presim qe zjarri te afrohet tek ne”, ka deklaruar drejtuesi i departamentit te zjarrfikesve ne LA, Mike Dietrich.

Zjarri eshte zgjeruar me ritme te shpejta, duke arritur te dyfishohet gjate dites se djele.

Dietrich ka shtuar se siperfaqja e perfshire nga zjarret mund te dyfishohet serish ne ditet e ardhshme.

Top Channel