Saviano: ETA vepron si organizate mafioze

31/08/2009 20:45

Organizata separatiste baske, ETA, eshte nje organizate “paramafioze” qe eshte shume aktive ne trafikun e kokaines.

Deklarata eshte bere nga shkrimtari italian Roberto Saviano, gjate nje konference per shtyp ne Santader, ne veri te Spanjes.

Autori i librit “Gomorra” ka nenvizuar se ETA vepron si nje organizate mafioze, por justifikohet politikisht duke u paraqitur si nje organizate morale qe nuk e toleron drogen.

Ne librin e tij, Saviano ka shkruar se ETA ka bashkepunuar me organizaten kriminale Kamorra ne trafikun e droges dhe armeve.

Top Channel