Itali, sekuestrohen 400 kilograme lende narkotike

31/08/2009 15:20

Policia italiane ka kryer nje aksion ne lagjet napoletane te Scampias dhe Mugnanos, duke sekuestruar 400 kilograme kokaine, heroine, hashash dhe marijuana, me nje vlere 15 milione euro.

Karabinieret kane zbuluar gjithashtu nje apartament ne Mugnano ne te cilin kokaina kultivohej.

Ne banese jane zbuluar me shume se 3 mije farera, te cilat kane shkuar per analize tek ekspertet, si dhe lende te ndryshme kimike.

Nderkohe ne dy apartamente ne Scampia, karabinieret kane gjetur nje arke ku “Camorra” hidhte parate te cilat me pas mblidheshin nga kreret e organizates.

Top Channel