Meksike, ne pranga tre persona

30/08/2009 20:55

Polica meksikane ka ndaluar tre te dyshuar autore te 211 vrasjeve te ndodhura ne luften mes bandave te narkotrafikut per kontrollin e territoreve.

Tre te arrestuarit jane pjese e bandes se La Linea e njohur si krahu i armatosur i trafikanteve te droges ne Kudad Huarez ne veri.

Arrestimi shpallet ne te njejten dite kur u deklarua edhe numri i meksikaneve qe kane mbetur te vrare ne tentativen per t’u futur ne SHBA, i cili ishte 246 vetem per vitin 2009.

Top Channel