Serbia do te vazhdoje te furnizoje Irakun me arme. Nje kontrate e re me vlere 100 milione dollare eshte nenshkruar mes dy vendeve per shitjen e pistoletave Zastava.

Armet do te perdoren nga forcat e sigurise irakiane. Kjo marreveshje shenon rikthimin e marredhenieve mes dy vendeve. Kjo eshte marreveshja e dyte e rendesishme mes dy vendeve, ndersa ne Serbi per kete marreveshje do punesohen 6 mije pesrona.

Ministri i Brendshem Dragan Shutanovac ka konfirmuar arritjen e marreveshjes. Serbia ka pasur marredhenie te mira me Irakun, madje ish presdienti Sadam Husein u ka lene amanet avokateve  te tij qe te mbrojne te akuzuarit ne Hage.

Marreveshjet qe nga lufta e fundit kane shkuar ne 200 milione dollare, megjithate shitja e armeve eshte bere me lejen e SHBA-se. Mediat amerikane kane akuzuar Serbine me pare se shitja e armeve kap vleren e 800 milione dollareve. 

Top Channel