Serbia dhe Iraku kane nenshkruar nje marreveshje 100 milione dollareshe qe parashikon furnizimin me arme nga vendi ballkanas.

Lajmin e bejne te ditur mediat serbe, sipas te cilave behet fjale per marreveshjen me te kushtueshme te nenshkruar gjate ketij viti nga Serbia.

Sipas burimeve, kontrata e nenshkruar perfshin 6 fabrikat e industrise ushtarake te Serbise, ne te cilat do te punesohen rreth 6 mije persona.

Burimet nenvizojne se marreveshje mund te jete nenshkruar nga ministri serb i Mbrojtjes, Dragan Shutanovac gjate vizites qe zhvilloi ne Bagdad ne fillim te gushtit.

Gjithesesi, per momentin detajet e tjera te marreveshjes mbeten te rezervuara.

Top Channel