Jaycee, peng per 18 vjet

28/08/2009 09:25

Jaycee ishte zhdukur ne qershor te 1991, pasi u mor peng nga dy persona fare prane shtepise se saj ne South Lake Tahoe, Kaliforni. Ishte vetem 11 vjec. Te merkuren nje vajze eshte paraqitur ne policine e Antioch, jo shume larg San Francisco duke deklaruar se eshte Jaycee Lee Dugard. Fale informacioneve te saja, policia ka arrestuar nje cift me akuzen e pengmarrjes.

Hetuesit federale po tregohen te kujdesshem ne lidhje me kete ngjarje, ndersa njerezit e sherifit te Antioch jane shprehur te sigurt 99 perqind se behet fjale pikerisht per Jaycee, edhe pse pergjigjja perfundimtare do te vije nga testet e AND-se. “Ishte sikur te fitoje llotarine”, ka qene reagimi i njerkut te saj qe pas 18 vjetesh kishte shume pak shpresa per te perqafuar vajzen.

Jaycee ishte marre me force nga dy persona qe kishin zbritur nga nje makine prane baneses se saj, ndersa njerku i saj u perpoq t’i ndiqte pengmarresit me biciklete. Nderkohe policia e kishte vene ate (njerkun) ne mbikeqyrje pasi dyshonte ne perfshirjen e tij ne zhdukjen e te bijes.

Te dyshuar per pengmarrjen jane Phil dhe Nancy Garrido, 58 dhe 55 vjece, te pershkruar nga ata qe i njohin si “persona normale”. Vajza gjate viteve te saja ne izolim ka pasur edhe dy vajza me Phil Garrido. Deri ne keto momente nuk dihet se si vajza ka arritur te largohet dhe te vendose per te treguar identitetin e saj te vertete.

Top Channel