Arabi, atentat princit te familjes mbreterore

28/08/2009 09:35

Nje militant i shumekerkuar hodhi veten ne ere ne zyren e agjenteve qe kujdesen per sigurine e princit te Arabise Saudite.

Kamikazi kishte deklaruar me pare se deshironte t’i thoshte personalisht princit Mohammed bin Nayef, ne zyren e tij ne Ministrine e Brendshme, se kishte ndermend te dorezohej.

Princi, i cili po takohej me nje grup besimtaresh ne kuader te muajit te shenjte te Ramazanit, mbeti i plagosur lehte nga shperthimi.

Agjencite lokale qe bejne te ditur lajmin nuk e permendin emrin e militantit, nderkohe qe media te tjera televizive kane treguar pamjet e princit qe takonte me vone mbretin Abdullah.

Kjo ishte tentativa e pare publike per te vrare nje anetar te familjes mbreterore, qe kur Arabia Saudite nisi operacionet e saj kunder militanteve tete vjet me pare.

Top Channel