Marredheniet greko-turke, ceshtja e emrit te Maqedonise, si dhe pjesemarrja e forcave ushtarake greke ne operacionet e NATO-s ne Afganistan dhe Kosove kane qene temat ne te cilat kane fokusuar biseden e tyre kryeministri grek Kostas Karamanlis dhe sekretari i pergjithshem i NATO-s Rasmusen, ne viziten e tij zyrtare ne Greqi.

Numri nje i qeverise greke, duke i drejtuar edhe nje mesazh te drejtperdrejte Ankarase, ka theksuar se Greqia eshte e gatshme per bashkepunim me gjithe pjesetaret e Aleances.

“Bashkepunimi midis te gjithe pjesetareve te organizmave qe veprojne aty eshte me se i nevojshem. Greqia merr pjese ne kete perpjekje nderkombetare ne baze te detyrimeve qe ka ndaj aleateve dhe nen kushtet qe diktohen nga nevojat dhe prioritetet kombetare”, ka deklaruar Karamanlis.

Nga ana e tij, sekretari i NATO-s ka deklaruar se ceshtja e marredhenieve te mira midis anetareve te saj eshte teper e rendesishme per Turqine dhe se ai vete do e trajtoje kete ceshtje ne bisedat e tij gjate vizites se radhes  ne Ankara.

Rasmusen eshte takuar edhe me ministren e Jashtme Dora Bakojanis, si dhe me ministrin e Mbrojtjes Vagjelis Meimarakis.

Ai eshte shprehur se mosmarreveshjet midis Greqise dhe Turqise veshtiresojne misionin e Aleances ne Afganistan, prandaj ka kerkuar edhe bashkepunim te mire dypalesh.

Athina zyrtare ka protestuar shpesh here ne javet e fundit per shkeljet e kufirit te saj ajror nga avionet ushtarake turq, ndersa duket se midis dy vendeve marredheniet dypaleshe jane ne nje faze ftohjeje.

Dy dite me pare 4 avione ushtarake turq pasi kane hyre ne territorin ajror grek, mbi ishullin Farmakonisi te detit Egje, jane interceptuar nga avionet e flotes ushtarake greke.

Top Channel