Skoci, rishfaqet monstra e Loknesit

27/08/2009 09:40

Prej disa vitesh nuk degjohej me per te, por fale tashme monstra e Loknesit po permendet serish.

Krijesa misterioze e liqenit ne nje lokalitet malor te Skocise rishfaqet pasi ate ka arritur ta shikoje Google Earth. Fotoja e marre nga porogrami i specializuar i Google eshte publikuar ne faqen e pare te tabloidit britanik “The Sun”.

Ne pamjet e publikuara shihet nje krijese me trup oval dhe nje pjese e te pasme te cuditshme qe mendohet te jete bishti. Legjenda e monstres se Loknesit ka marre jete qe ne vitet ’30 kur u shfaqen edhe fotot e para. Koordinatat e fotos se Google Earth jane 57’12’52.13’N-4’34’14.16’W.

Top Channel