Nje aksident me pasoje 10 te plagosur ka ndodhur dje ne mbremje ne aksin Mitrovice-Leposavic. Nje autobus ne te cilin ndodheshin 15 persona, ka dale nga rruga duke u rrotulluar disa here rreth vetes.

Ngjarja ka ndodhur ne vendin e quajtur Kamenice.

Shkak mendohet te jete humbja e kontrollit te mjetit nga ana e shoferit.

Autobusi ishte nisur nga Mitrovica dhe ishte drejtuar per ne Beograd.

Top Channel